E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziqet e Dinamos

Nuk është hera e parë, madje tashmë bëhen plot 6. Dinamo është mësuar tashmë me rreziqet e rënies nga kategoria, ashtu siç është ambientuar me titujt kampion, duke qenë se ka fituar plot 17 të tillë. Nëndetësja blu është një skuadrat më të çuditshme të futbollit shqiptar, të paktën përsa i përkët 25-30 viteve të fundit.

Dinamo i ka të gjitha shanset këtë sezon që të bjerë nga Superliga me vetëm 38 pikë pas 31 ndeshjesh, 2 pikë mbi vendin e 11-të që të zbret në kategorinë e parë. Siç njofton portali në internet, “Albania-Sport”, klubi i famshëm e ka përjetuar gjithsej 6 herë këtë agoni përgjatë historisë së tij 60-vjeçare, realisht duke nisur nga vitet 80-të.

Më 1984, skuadra kryeqytetase përfundoi në vend të 11-të nga 14 që kishte kampionati shqiptar atë kohë. Më 1987-1988, Dinamo sërish u ndodh në atë vend, të 11-in, por ranë poshtë 3 ekipet të fundit. E habitshme ishte se Dinamo doli kampion më 1980, pastaj më 1986 dhe sërish më 1990, duke alternuar majat dhe gremisjet.

Vitet 90-të sollën dy rreziqe të reja. Më 1997, blutë u renditën në vendin e 16-të mes 18 ekipeve, duke shpëtuar paq dhe duke qenë ky klasifikimi më i keq në gjithë historinë e klubit, rekord që mund ta thyejë ky sezon. Më 1997-1998, skuadra e mbylli kampionatin në vendin e 12-të mes 18 klubeve, ndërsa më 1999-2000, blutë u ndodhën në vend të 10-të nga 14 ekipe.

Më pas erdhën titujt më 2002, 2008 dhe së fundi vitin e kaluar. Dhe ja tani kthehet moda e viteve 80-të kur alternohen triumfet me dështimet. Ndeshja e së mërkurës ndaj Teutës në “Qemal Stafa” mban në vetvete sekretin e madh. Nëse blutë fitojnë, të paktën mund të quhen të sigurt në plej aut, nëse nuk ia arrijnë, atëherë zbritja nga kategoria për herë të parë në histori mund të ndodhë.


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›