Pritet me entuziazem lajmi mbi vdekjen e kreut te Al Kaedes Bin Laden
Është pritur me entuziazëm lajmi mbi vdekjen e kreut të terrorit të Al Kaedës, Bin Laden.
Autoritetet e larta të vendeve të ndryshme kanë përgëzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e kanë cilësuar këtë si një hap të madh ndaj luftës kundër terrorizmit.
Ish-presidenti Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte "fitore e madhe për Amerikën".
Kryeministri britanik ka qenë ndër të parët që kanë përgëzuar Shtetet e Bashkuara.
David Kamerun tha se vdekja e Bin Ladenit ka sjellë "lehtësim të madh" në të gjithë botën.
Po ashtu, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.
Vdekja e Osama Bin Laden e bën botën “një vend më të sigurt dhe tregon se krimet e tij nuk mbeten të padënuar”. Kjo ka qenë deklarata e presidentit të Komisionit të BE, Manuel Barroso dhe e presidentit të Këshillit të BE, Van Rompuy.
"Bashkimi Evropian kanë theksuar dy krerët vazhdon të qëndrojë në krah të SHBA-ve, partnerëve ndërkombëtar dhe miqve të botën myslimane, drejt luftës kundër ekstremizmit global dhe në ndërtimin e një bote paqeje, sigurie e prosperiteti.
Vrasja e Osama bin Ladenit në Pakistan nga forcat amerikane është një fitore për të gjitha demokracitë që luftojnë kundër kësaj katastrofe të madhe që është terrorizmi, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe.
Ai theksoi gjithashtu se 'vrasja e shefit të Al-Kaedës nuk do të zhdukë kërcënimin e atentateve'.
Kryeministri izraelit ka vlerësuar lart Shtetet e Bashkuara për operacionin që çoi në vrasjen e Osama bin Ladenit.
Ky është triumf për drejtësinë, lirinë dhe vlerat që ndajnë vendet demokratike që kanë luftuar bri njëra-tjetrës me vendosmëri kundër terrorizmit", tha Netanjahu.
Ndërkohë që në shumë vende të botës, ashtu si në Shtëpinë e Bardhë turma njerëzish kanë festuar lajmin e dhënë nga presidenti amerikan, Barak Obama.