Berisha: Urgjencë, pastrimi i borës nga çatitë e shtëpive
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje sot që banorët e zonave të mbuluara nga reshjet e dëborës të pastrojnë catitë e shtëpive.
“Ky është rrezik evident. Është urgjencë, është një problem që duhet evituar. Mesazhi im për banorët e këtyre zonave të konsiderojnë përparësi absolute pastrimin e cative nga bora që banesat të mos shemben, të jenë të sigurta”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike.
Sipas kreut të qeverisë një dimër kaq i ashpër ka ndodhur rreth 27 vite më parë, në vitin 1985.
“Ata që e njohin dimrin, që e njohin borën që kanë parë situata të tilla e dinë më shumë se kurrë se sot nevojitet solidaritet kolektiv”.
Kreu i qeverisë theksoi se qeveria po bën përpjekje që kjo situatë të kapërcehet me sa më pak pasoja. “Po bëjmë cdo gjë për të shmangur rreziqet që krijohen nga ky dimër i pazakontë. Kemi kryer dhjetra fluturime në zonat e thella që nuk kanë asnjë rrugë të lirë, kemi cuar ndihma mjekësore, ushqimore sipas kërkesave të kryekomunarëve. Sot Ministria e Brendshme dha një fond për hapjen e rrugëve. Po mundohemi që mos të kemi asnjë pasojë në njerëz”.
Berisha theksoi se rreziku është evident kryesisht nga orteqet ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të ekspozohen në udhëtime vetëm në rastet e domosdoshme për emergjencë.
Në nisje të mbledhjes, Berisha ftoi grupin e PD të mbante një minutë heshtje në nderim të viktimave nga orteku në Restelicë të Kosovës dhe humbjen para 2 ditesh te teknikut të antenave të internetit, shtetasit Isa Qarri.
“Dhimbje e madhe nga orteku që zuri fshatin Restelicë ku pati humbje në njerëz. Dhimbje e sinqertë për humbjen e teknikut që ra në krye të detyrës teksa përpiqej të ngrinte antenat për të rivendosur sistemin e antenave në funksionim” .
(d.b/BalkanWeb)