Berisha: Uroj që Zoti t'i përkëdhelë shqiptarët me mëshirën e dashurinë e tij
TIRANE – “Uroj që Zoti t'i përkëdhelë Shqipërinë dhe shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij!”. Ky është urimi i kryeministrit Berisha në ditën e parë të muajit të Ramazanit. Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri në largim uron të gjithë besimtarët myslimanë.
“Të dashur miq, sot fillon muaji i madhnushem i agjërimit, në të cilin besimtarët sakrifikojnë me qëllim pastrimin e shpirtit për besimin tek Zoti dhe vlerat më të larta njerëzore dhe hyjnore. Me këtë rast unë uroj të gjithë besimtarët myslimanë që këto ditë përvëluese dhe netë të nxehta të agjerojnë që sakrifica e tyre të pranohet nga krijuesi i gjithësisë dhe të sjellë paqe, të mira e mbarësi në familjet e tyre, si dhe për mbarë shqiptarët”- shkruan Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)