Ndërtimet pa leje në bregdet, Rama: Të ndalen. Krerët e Bashkive: Të rishikohet ligji
TIRANË-Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama u ka shprehur sot krerëve të Bashkive dhe Komunave bregdetare se duhet ndalur urgjent hovi i ndërtimeve pa leje në zonat turistike.
Ky apel u bë gjatë një tryeze pune që Edi Rama kreu me kryetarë të Bashkive sot në Tiranë.
“Kjo gjendje alarmante ndërtimesh pa leje në këtë periudhë kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm si pasojë dhe e këtij vakumi në periudhën e ndërrimit të qeverive. Në kushtet në të cilat flasim nuk kemi justifikim të bëjmë sehir, duhet të veprojmë të hedhim në tokë të gjitha ndërtimet që janë në zhvillim e sipër dhe të ndalim këtë dallgë ilegaliti që dëmton prona private dhe prona shteti”, u shpreh Rama në këtë tryezë.
Nga ana e tyre krerët e Bashkive të zonave të bregdetit si Vlora, Durrësi deklaruan se duhet rishikuar ligji i ndërtimeve dhe ai i legalizimeve që bien ndesh në disa pika më njëri-tjerrin.
“Duhet demotivuar ndërtimi pa leje duke nisur nga ligji. Një person ndërton pa leje dhe pse ligji nuk e lejon, por pastaj ka mundësi të aplikojë të regjistrojë objektin, dhe këtë ligjia ia lejon. Ndaj duhet rishikuar ligji sesi ka shpëtuar kjo në ligj nuk e di”, tha kreu i Bashkisë së Vlorës, z Shpëtim Gjika.
vijonn