E Diel, 1 Nëntor 2026

Sparaqiten Doshi e Sterkaj akuza therret Pjerin Ndreun

/ /

Sipas Prokurorise nga shqyrtimi i materialeve filmike te regjistruara ka rezultuar se Ndreu ka qene i pranishem ne turmat e demonstruesve te cilet dogjen disa automjete si dhe sulmuan rrethimin e Kryeministrise. Nisur nga keto fakte ne kuader te hetimit per organizatoret e demonstrates Prokuroria i ka derguar flete-thirrje ish-kryepolicit te Tiranes per te dhene deklarime lidhur me ngjarjen. Po keshtu flete-thirrje eshte derguar edhe ne adrese te deputeteve socialiste Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi pasi edhe ata kane rezultuar nga imazhet filmike te kene qene ne grupet e demonstruesve qe kane ushtruar dhune. Dy deputetet pritej te paraqiteshin dje ne ora 1900 ne Prokurorine e Tiranes por grupi i hetimit ka rene dakord ti pyese ne nje kohe te dyte brenda pak diteve per shkaqe objektive.
Sekuestrohen
ftesat e PS
Prokuroria e Tiranes ka nxjerre dje edhe nje urdher sekuestrimi per ftesat qe Partia Socialiste shperndau per qytetaret disa dite para demonstrates. Mediat televizive kane transmetuar per 2-3 dite deputetet e madje edhe vete kryetarin e PS-se Edi Rama teksa u shperndanin qytetareve ftesa per pjesemarrje ne demonstrate. Prokuroria ka kerkuar sekuestrimin e fteses se PS-se per demonstrate me qellim verifikimin e permbajtjes se saj. Hetuesit do te sqarojne nese ne kete ftese ka pasur thirrje apo nxitje per ushtrim dhune.   
Urdher-ndalime per dhunen
Prokuroria e Tiranes prej dy ditesh ka nxjerre pese urdhra ndalimi per personat qe kane kryer akte te dhunshme gjate demonstrates se 21 janarit. Prokuroria tha se identifikimi i ketyre personave eshte bere fale verifikimit te filmimeve te bera nga policia dhe nga media. Sipas hetuesve nje ndihme te madhe per hetimin e ceshtjes ka dhene agjencia Reuters e cila ka bashkepunuar me policine dhe Prokurorine shqiptare duke i dhene te gjitha filmimet e kryera prej saj me 21 janar ne Tirane. Sipas Prokurorise filmimet e marra nga Reuters kane qene cilesore dhe kane dhene ndihmese te madhe ne identifikimin e disa episodeve te dhunes qe shoqeruan manifestimin e thirrur nga opozita ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane. 
Armet i kthehen Gardes
Garda e Republikes ka rimarre ne dorezim 88 cope arme te sekuestruara nga Prokuroria. Sipas burimeve nga organi i akuzes nga 140 cope arme qe u bllokuan diten e pare eshte bere perzgjedhja e tyre per ekspertize dhe jane mbajtur vetem 52 arme te tipit kallashnikov si dhe disa automatike te markes MP-5. Kthimi i armeve tek Garda e Republikes eshte bere per te mos i krijuar pengesa ketij institucioni ne kryerjen e detyrave me ruajtjen e objekteve dhe personaliteteve shteterore. Nderkohe Prokuroria ka akuzuar dje Garden e Republikes se deri me tani nuk ka ofruar bashkepunim per hetimin e ngjarjes.

I ndaluari per vjedhje u hakmor ndaj policit

TIRANE - Prokuroria e Tiranes ka nxjerre urdher-ndalimi ndaj nje te riu i cili eshte identifikuar nga pamjet filmike teksa ushtronte dhune ndaj efektivave te policise. Shtetasi O.Topi eshte arrestuar me urdher te Prokurorise pasi nga kamerat eshte pare teksa ushtronte dhune ndaj policeve te Komisariatit nr.2 qe ishin vendosur ne hapesiren anesore mes Kryeministrise dhe Piramides ne Tirane. Pas ndalimit i dyshuari se bashku me disa te njohur te tij kane dhene shpjegime lidhur me shkakun e dhunes ndaj efektivave te policise. Sipas ketyre shpjegimeve i riu ishte ndaluar ne Komisariatin nr.2 tri dite para demonstrates pasi dyshohej se kishte kryer nje vjedhje. Gjate mbajtjes ne komisariat i riu ka pretenduar se eshte rrahur nga nje efektiv i policise se ketij institucioni. Diten e protestes shtetasi me iniciale O.Topi e ka pare ne radhet e policeve oficerin qe kater dite me pare e kishte rrahur gjate ndalimit ne komisariat. Sipas hetimit i riu u ka kerkuar disa shokeve te tij qe te merrnin pjese ne hakmarrjen e tij ndaj oficerit te policise qe ishte vendosur mes Kryeministrise dhe Piramides. Keta efektiva pesuan demtime te medha pasi nuk kishin pajisje mbrojtese.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›