E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vemendja e te gjitheve, ne Prishtine

Keto dite syte dhe mendja e shqiptareve dhe mbare botes jane te drejtuar ne Prishtine dhe ne Kosove. Deklaraten e beri dje kryeministri Sali Berisha pas takimit me nje delegacion zyrtaresh te larte te Kosoves, te kryesuar nga Ministri i Transporteve, Fatmir Limaj si dhe nenkryetari i LDK, njekohesisht kryetar i grupit parlamentar te kesaj partie, Lutfi Haziri. “Po ndjek me shume vemendje masat qe po ndermerren per nje festim sa me te qyteteruar, dinjitoz dhe te vetepermbajtur te kesaj ngjarje te madhe, jo vetem per Kosoven, por edhe per vete rajonin", siguroi Berisha. Ai evidentoi se "Shqiperia ka bashkepunuar dhe do te bashkepunoje ngushte me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vendet e Bashkimit Evropian dhe eshte e vendosur qe ne bashkepunim me to, te percaktoje te gjitha qendrimet ne interesin me te mire te Kosoves se pavarur", deklaroi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›