E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i BE-se, sonte ne mesnate

BE-ja eshte gati t'i jape sot ne mesnate "driten e gjelber" nisjes se misionit te saj me juriste dhe police, Eulex, qe do te shoqeroje hapat e para te Kosoves se pavarur, njoftuan dje burime diplomatike. Njezet e shtate vendet e BE-se vendosen per kete drite te gjelber te perdornin proceduren e quajtur "te heshtjes". Nese deri te premten ne mesnate asnjeri prej 27 vendeve nuk shprehet kunder dislokimit, vendimi do te konsiderohet si i marre dhe misioni do te niset, saktesuan keto burime. Vendet e BE-se e kane dhene tashme miratimin e tyre juridik per kete mision civil me 4 shkurt, me unanimitet, me perjashtim te Qipros qe abstenoi. Misioni eshte ende ne pritje te vendimit te nisjes, ne menyre qe te filloje dislokimi i tij. Por sipas nje zyrtari te larte evropian, elementet e pare, rreth pesembedhjete kuadro, do te nisen nje ose dy jave pas lancimit te tij zyrtar te premten. Ata do te pergatisin dislokimin brenda kater muajsh te 2000 personave te tjere (nder te cilet 1 5000 police dhe 250 gjykates dhe prokurore) nga te gjitha vendet anetare (pervec Maltes, per arsye logjistike) dhe vendeve te treta, nder te cilat Turqia dhe SHBA-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›