E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sivjet, me pak lule te shitura se asnje vit tjeter

Rritja e cmimit te bukes dhe ushqimeve, duket se eshte reflektuar edhe ne sasine e dhuratave te blera nga te dashuruarit. “Asnje vit nuk jane shitur me pak lule se sivjet. Ndryshimi eshte me se i dukshem”, thote Eni, e cila paketon tek-tuk ndonje lule te porositur nga klientet. Eni tregon se para nje viti, kishte njerez qe blinin tufa te medha lulesh, ndersa sivjet, xhiroja ka rene se tepermi. Tufa me e madhe qe kemi shitur, e ka pasur vleren 1500 leke te rinj. Kjo eshte shume pak krahasuar me vitin e kaluar”, thote Eni. Ajo e lidh kete gje pa diskutim me rritjen e cmimeve. “Ekonomia ka rene se tepermi. Njerezit vuajne per buke dhe nuk kane mundesi te bejne dhurata”, shprehet ajo. Megjithate, duke dale jashte kufijve te varferise, te pakten per nje dite, kalimtaret nuk ngurrojne qe te porositin ndonje karafil per njeriun e zemres. Edhe shitesit e dhuratave pohojne se bleresit qene me te rralle se vitet e kaluara. Edhe ata kane qene te mendimit se kjo ka ardhur nga shtrenjtimi i jeteses. Megjithate, ata shpresojne se te kene pune, ne menyre qe te justifikojne qirane e objekteve ku ushtrojne aktivitetin e tregtise. Ndersa te dashuruarit qe kalojne rruges, nuk kane ndonje dhurate me vete. Nje lule ka mjaftuar “per te lare borxhin”, dhe per te shijuar diten e djeshme, sigurisht ne menyre modeste. Megjithate, duke se ata qe kane pritur dhurata nuk jane zhgenjyer nga fakti qe nuk e kane marre ate, duke pasur parasysh rritjen e cmimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›