E Diel, 1 Nëntor 2026

Korina, francezja qe u martua per feste

Luljeta Ndoka
Mes cifteve qe presin te lidhin jeten me martese, te bie ne sy nje cift jo i zakonte. Ajo dallon ne ambientet e Njesise Bashkiake nr. 6 jo vetem per aromen vecante te parfumit e per lirshmerine e saj, por me shume se gjithcka per faktin se flet me shume me levizje sesa me goje. E, ndersa duke pritur t’i therrasin emrin, koha kalon, e panjohura artikulon disa fjale ne frengjisht. Kuptohet shume mire me bashkeshortin e saj, Gentianin, por jo edhe aq me punonjesit e Njesise Bashkiake nr. 6, me te cilet vazhdon te kete pak veshtiresi kur komunikon me ta. Bashkeshorti i saj ia perkthen, por, me sa duket, ajo do qe t’ia dale vete mbane.
Pasi punonjesja e kesaj njesie i shpall zyrtarisht te martuar, Korina tregon se eshte “safi” franceze. 45-vjecarja duket shume e entuziazmuar, dhe gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte se shkaku i braktisjes se nje vendi aq te bukur sa Franca, ka qene pikerisht per hir te dashurise. “Kemi 5 vjet qe jemi njohur dhe bashkejetojme”, tregon bashkeshorti i saj 33-vjecar, Gentian Balliu. Syte blu te Korines qeshin vazhdimisht. Afeksioni i saj per burrin shqiptar ka kaluar kufijte individuale. Sikur te ishte nje vajze shqiptare me tradita, ajo e afron shume kunaten e saj, deshmitare e marteses dhe kujdeset qe ajo te mos merzitet duke pritur.
Shen Valentini, u eshte dukur dy te dashuruarve dita ideale per t’u martuar. Korina dhe Gentiani nuk kishin shume hapesire kohore ne dispozicion, sepse dy dite me pare atyre u skadonte afati per te rezultuar te martuar, gje qe do te reflektohej me pas ne dokumente. Mirepo, te ndodhur mes kesaj situate, ata pranuan te “rrezikonin” disi, duke u martuar dje, ne diten e Shen Valentinit, duke besuar me gjithe shpirt se ky do te ishte nje ogur i mire per jeten e tyre. Korine Komt (Corine Comte), 45 vjece, do te sakrifikonte Francen, vendin ku eshte lindur e rritur, dhe ku ka gjithe te afermit, nese nevoja do ta kerkonte. “Jam gati te qendroj ne Shqiperi per gjithe jeten, por vetem me nje kusht: Te jem me Gentin”, thote Korina duke buzeqeshur.
Martesen e saj nuk e kishte imagjinuar aq formale. “Mendoja se do te kishte me shume ceremoni, atmosfere...”, shprehet ajo. Korina rrefen se ne France, ceremonise i japin me shume rendesi. Dhe, per me teper, asnje nuk nderhyn gjate procesit te ceremonise. E, ne fakt ajo ka te drejte. Teksa ciftet martohen, disa dritareza hapen vazhdimisht, si ura komunikimi mes punonjeseve te Njesise Bashkiake nr. 6. Megjithate, francezja syblu, dhe pas diskutim elegante nuk e fsheh ndjesine e bukur qe ka kaluar. Fundja, Shqiperia i duket me e ndryshuar ne krahasim me disa vite me pare. “Eshte ne zhvillim e siper dhe kjo duket qarte”, thote ajo. Te qendroje per nje kohe te gjate ne Shqiperi nuk e sheh si sakrifice, per faktin se ajo do qe te jete prane bashkeshortit te saj. Ajo do ta ndjeke pas me gjithe perkushtimin e duhur, dhe te premtuar gjate marteses.
Ceremonia, martohen rreth 50 cifte
Dita e te dashuruarve eshte zgjedhur nga disa cifte qe te perkujtohet edhe ne vazhdimesi. Keshtu, rreth 50 cifte kane zgjedhur te martohen ne Bashkine e Tiranes dhe ne te 11 Njesite Bashkiake, duke pritur pikerisht diten e Shen Valentinit per ta bere nje gje te tille. Me sa duket, kjo kategori u perket njerezve supersticioze, te cilet besojne se duke bere celebrimin ne kete dite te shenuar, do t’u ece gjithnje mbare. Ndersa ka pasur cifte te tjera, te cilet, pervec celebrimit, kane zgjedhur ta bejne edhe dasmen pikerisht dje, Diten e te Dashuruarve. Cdo vit, Dita e te Dashuruarve cel siparin e dasmave. Ciftet presin derisa te vije kjo dite qe te lidhin jeten bashke, duke shpresuar per sa me shume dashuri dhe mirekuptim.
Festa intime qe festohet kolektivisht
Edhe pse eshte ne perpjekje per t’u konsoliduar, ne Shqiperi, Shen Valentini shihet ende si nje feste kolektive. Turma njerezish rendin ne drejtim te Parkut te Liqenit Artificial, duke dashur te shkembejne dicka me shume se nje puthje kalimtare qe mund te jepet ne rruge. Te kapur dore per dore, dhe te sajuar me veshmbathjet me te vecanta, ata vendosin nje buzeqeshje ne fytyre dhe nisen drejt Liqenit. Doren nuk e leshojne, dhe bashke me te, as trendafilat qe mbajne ne dore. Dita e te Dashuruarve eshte vertet nje dite e vecante per nje pjese te madhe te popullsise, sidomos per ata qe jetojne ne periferi. Kesisoj, kjo dite e shenuar, perdoret si nje pretekst per te dale nga shtepia. Por ama, vetem per ciftet, dashuria e te cileve eshte zyrtarizuar. Rrugetimi i turmes drejt Liqenit Artificial ka nisur dje heret. Bulevardi “Deshmoret e Kombit” ka qene per disa ore shume i populluar, nga qendra, e pergjate rruges qe te con per nga liqeni. Lule mimozat kane qene dhurata e perzgjedhur nga ciftet, te cilet nuk kane pasur mundesi financiare qe te blejne lule me te shtrenjta, apo ndonje dhurate tjeter. Ndersa adoleshentet kane preferuar te ulen ne nje cep lokali, ku kane pire dicka dhe kane soditur njeri-tjetrin me ore te tera. Festa e Shen Valentinit ka qene kryefjala e dites se djeshme, duke u permendur pothuaj gjate gjithe dites. Bar-et dhe lokalet kane qene te mbushura plot e perplot, jo vetem gjate paradites dhe drekes, por edhe ne mbremje. Ciftet romantike dhe gjithashtu te zene me pune gjate paradites kane zgjedhur te shijojne nje darke fantastike nen driten e qirinjve. Sado qe shumica prej tyre jane te mendimit se “Shen Valentin” eshte perdite, kjo dite e shenuar nuk eshte anashkaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›