Rama u uron festen grave me kancer
Edhe pacientet e Spitalit Onkologjik e kane degjuar nje fjale te mire. Nje urim nga vete kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, i cili ka vizituar kete spital pikerisht per t’iu gjendur prane pacienteve ne kete dite te vecante. Ai u ka dhuruar lule ne menyre simbolike grave te shtruara ne kete spital, duke vleresuar me pas edhe punen e perkushtuar te mjekeve. “U them ketyre grave, nenave e motrave, qe eksperienca ime me ka mesuar se kjo eshte nje semundje shume e rende, por eshte nje semundje qe mundet. Per ta mundur duhet kuraje e njeriut qe e ka dhe dashuria e atyre qe e rrethojne”, tha Rama, duke e gjetur me vend qe t’u dhuronte atyre lulet e Shen Valentinit. Ai shprehu mirenjohjen per gjithcka qe pacientet kane bere si nena, si qytetare. “Ne jemi prane tyre, sic jane prane tyre dite e nate edhe mjeket e infermieret e mrekullueshem te ketij spitali, i cili nuk eshte me spitali i vdekjes, por eshte spitali i shpreses”, deklaroi dje kryebashkiaku Rama. Ai tha se pervojat e shumta ne luften me kancerin kane treguar se njeriu e mund kete te keqe te madhe ne trupin e tij me kurajen dhe dashurine e njerezve perreth. “Dhe jam i bindur se keto pervoja do te shkojne duke u shtuar dhe jo duke u pakesuar, fale edhe zhvillimeve me te fundit te shkences, fale edhe perkushtimit te mjekeve dhe te gjithe trupes se atyre qe kujdesen per keta njerez”, tha Rama. Ai shprehu sigurine se pacientet do te mund t’ia dalin mbane ne kete lufte me vdekjen.