Berisha: Vëmendje fshatit
Fier-Kryeministri Sali Berisha është ndalur në Fier në turin e tij, duke inauguruar veprat publike në disa komuna të këtij qarku, i dyti pas Tiranës për numrin e deputetëve. Berisha theksoi se në katër vite, qeveria ka investuar në fshat rreth 106 miliardë dollarë. Ai ka shtuar se që nga 1 maji, pensionet e fshatit do të dyfishohen. “Ne ju premtuam dyshimin e pensioneve dhe e mbajtëm. Tani ju premtoj se ne mandatin e dyte ne fshat nuk do të këtë pension nen 100 dollarë”-theksoi kreu i qeverisë.
Berisha është ndaluar konkretisht në komunat Strum dhe Kuman të Fierit, ku u ka kërkuar qytetarëve të aplikojnë për letërnjoftimet. “Bashke realizuam NATO-n dhe tani ju premtoj liberalizimin e vizave. Por duhet te shkoni te bëni aplikimin për letërnjoftimet dhe pasaportat, për të qenë të barabartë me të gjithë shtetasit e vendeve të zhvilluara”-tha Berisha.
Kryeministri Berisha, tha se ne jemi zotuar që Shqipërisë rurale, fshatrave të saj, t’u ngremë infrastrukturën që kanë qytetet e lagjet e tyre. Vetëm në komunën e Kumanit, në 3 vjet e 8 muaj janë investuar 267.5 milion lekë, duke shtuar se zhvillimi i zonave rurale është një përparësi absolute për qeverinë. “Pa zhvillimin e Shqipërisë rurale, nuk ka e nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar,” u shpreh Kryeministri.