E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Basha, s’u gjykua për akuzat

Tiranë-Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar nga prokuroria që të faktojë në terren akuzat ndaj ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, duke theksuar se prokuroria ka hetuar vetëm procedurat e tenderëve. Sipas Braçes, janë hasur shkelje të rënda gjatë procedurës së tenderimit për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.

“Ministri Lulzim Basha u fsheh pas procedurave, duke penguar gjykimin”-theksoi Braçe gjatë një konference për shtyp, duke nënvizuar se Basha nuk është gjykuar për akuzat e ngritura ndaj tij. Deputeti socialist tha më tej se qeveria ka abuzuar me çmimin për rrugën, duke tejkaluar vlerën e kontratës.“Rruga Durrës-Kukës nuk përfundon në qershor”-tha Braçe, duke shtuar se “rrugën e përfundojmë ne por pa vjedhur”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›