Milo takime në Sarandë
Sarandë-Kryetari i Partisë Demokracia sociale z. Paskal Milo zhvilloi disa takime në rrethet e Sarandës dhe të Delvinës. “Shteti në Shqipëri duhet të bëjë politikë subvencionuese të favorshme për fermerët, sepse kjo është një politikë që e zhvillojnë të gjitha vendet evropiane për fermerët e tyre. Sepse ligjet e ekonomisë së tregut janë të atilla që nuk krijojnë preference lokale, por është qeveria ajo që duhet të mbrojë fermerët e vetë për prodhimet bujqësore. Këtu duhet të ketë programe të veçanta”-theksoi Milo në takimet me banorë në komunën e Livadhijas.
Sipas tij, një “qeveri e djathtë siç është qeveria e zotit Berisha sot nuk mund të përfaqësoj grupimet sociale në nevojë, pavarësisht se ai fletë nga mëngjesi deri në darkë për grupimet sociale në nevojë, pavarësisht se fletë për rritje pensionesh, rritje pagash, fletë për ulje taksash dhe për tregues të tjerë të politikave sociale”.
Kreu i PDS-së Milo u bëri apel banorëve, ankesa e tyre duhet të materializohet me një veprim konkret që në 28 qershor të dinë ku të votojnë.