E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat, PD ‘sulm’ Ramës

Tiranë-Parti Demokratike, përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, deklaroi se Edi Rama ka armiqësi të vjetër ndaj rrugës Durrës-Kukës. “Sot Edi Rama me armiqësinë e tij të verbër ndaj rrugës nxori sërish kundër saj yllin e politikës së re që këto kohë s’po e përmend më, korrierin e Dondollakut Erion Braçen, për të sulmuar sërish rrugën dhe ndërtimin e saj”-theksoi zëdhënësja.

Mëhilli tha më tej se Partia Demokratike dënon sërish këtë qëndrim të Edi Ramës, armikut të rrugës i cili provon se Prokurorinë e Përgjithshme që fle mbi dosjet e larjes së parave të pista e krimeve të tij dhe klanit të tij kërkon ta keqpërdor si parti politike. “Përgjigja përfundimtare e mazhorancës ndaj Edi Ramës për rrugën po afron së bashku me fundin e tij të mjerë”-përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›