PDK në koalicion me PD
Pogradec-Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi ka organizuar një takim me strukturat e PDK-së, Dega Pogradec. Në fjalën e tij para anëtarëve demokristianë në këtë qytet, Kreu i PDK-së, Anton Gurakuqi theksoi se rreth një javë më parë Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, çka sipas Gurakuqit do të thotë se në mandatin e parë të qeverisjes së koalicionit të qendrës së djathtë, të drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, u bë realitet njëra prej ëndrrave shekullore të shqiptarëve.
Ai tha më tej se në këto 4 vjet, qeverisja e koalicionit të djathtë, ku bën pjesë edhe PDK, ka provuar se paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të korruptuar.
“Ne vazhdimisht kemi shprehur bindjen tonë se në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të jemi pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike. Ky vendim i PDK është në përputhje të plotë me vullnetin e demokristianëve shqiptarë, të cilët kanë qenë, janë dhe do të jenë mbështetës të koalicionit të qendrës së djathtë”-theksoi Gurakuqi.