Biberaj: Berisha, mbështetësi më i madh i komunistëve
TIRANE-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj akuzoi dje publikisht kryeministrin, Sali Berisha si një nga mbështetësit më të mëdhenj të diktaturës komuniste.
Në faqen e tij personale në rrjetin social Facebook, Biberaj deklaroi dje se “kryeministri aktual i Shqipërisë është mbështetësi më i madh politik i ish-komunistëve dhe ishbashkëpunëtorëve të Ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët i ka në qeveri, në grupin parlamentar dhe në lidershipin e PD-së. Kjo është edhe tradhtia më e madhe e pas-viteve ‘90-të ndaj shqiptarëve, ndaj Lëvizjes Studentore Anti-Komuniste të Dhjetorit ‘90, ndaj demokracisë, ndaj së djathtës dhe ndaj ish-të persekutuarve politikë”,- shkruan Biberaj. Ish-deputeti i PD njihet si një prej mbështetësve kryesorë të presidentit Topi. Ai ka deklaruar hapur, se do bëhet pjesë e partisë së re që pritet të drejtojë kreu i shtetit në përfundim të mandatit të presidencial, ndërkohë që tashmë kanë nisur përgatitjet për krijimin e partisë së re brenda muajit mars.
(d.b/BalkanWeb)