Berisha: Verërat shqiptare, të njohura dhe konkurruese në gjithë botën, nga Italia në Kalifroni
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se në një hark kohor të shkurtër eksporti i verës prodhimi i saj është 5-fishuar Duke folur në panairin ndërkombëtar të verës Ballkan wine ekpo 2012, kryeministri Berisha theksoi se verërat shqiptare konkurojnë denjësisht krahas atyre prestigjoze, shkruan Ora News.
Ky panair është dëshmi e një progresi të shkëlqyer të verës, prodhimit, tregut të saj në Shqipëri dhe në rajon. Ky rajon në shekuj dhe mijëvjeçarë ka qenë dhe mbetet rajoni i varieteteve më të shkëlqyera të rrushit për prodhimin e verërave, varietete këto, të cilat janë shpërndarë në të katër anët e planetit dhe kanë krijuar një larmi të madhe verërash të shkëlqyera, nga Italia në Kaliforni. Shqipëria ka qenë gjithnjë një rajon i rëndësishëm rrushi dhe vere. Është një kënaqësi e madhe për mua të deklaroj sot se në një hark kohor të shkurtër, prodhimi i verës në Shqipëri është pesëfishuar; në një hark kohor të shkurtër eksporti i verërave shqiptare është katër-pesëfishuar; në një hark kohor të shkurtër verërat e këtij vendi konkurrojnë ne drekat dhe darkat , festat dhe kremtimet e qytetarëve shqiptarë, krahas verërave prestigjioze, italiane, franceze, greke, maqedonase, kroate, sllovene dhe të gjithë vendeve të tjera shtoi Berisha.
Berisha tha se vendi ynë ka një politikë inkurajuese për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera të rrushit, duke shtuar se, do mbështesë fuqishëm prodhuesit për rritjen e prodhimit dhe cilësisë së verës.
Shqipëria ka një politikë inkurajuese për vreshtarinë, verën dhe produkte të tjera të rrushit. Dora-dorës po rikthehen disa nga verërat më të shkëlqyera të traditës së lashtë shqiptare. Qeveria do të bëjë gjithçka që të identifikojë llojet më të pastra, të financojë përhapjen e tyre dhe të bëjë që shqiptarët të konkurrojnë me dinjitet të madh në tregun rajonal të verërave dhe më gjerë. Shqipëria ka një terren të jashtëzakonshëm për të prodhuar verërat e cilësisë më të lartë, nga kodrat e Risilisë, tek zallishtet e Shtoit dhe malësisë së madhe, Kallmeti dhe fshatrat Shesh të Tiranës dhe zona të tjera, janë pa diskutim varietetet më mahnitëse të rrushit, të cilat mund të prodhojnë dhe do të prodhojnë verëra të cilësisë më të lartë shtoi Berisha.