E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Flamur Noka me integritet të lartë, nuk do i zhgënjejë shqiptarët

Share

Një ditë pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Berisha vlerësoi zgjedhjen e Flamur Nokës në krye të ministrisë së brendshme. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Berisha theksoi se nuk është e ndalaur për ata të cilët mbajnë poste partiake të mbajnë edhe poste qeveritare
Zoti Noka është një nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, me një integritet të lartë i cili me përkushtim të madh ka punuar për suksesin e kësaj qeverisje. N.q.se mendohet se postet pariake janë dënim për postet qeveritare kjo është një gabim. Zoti Noka nuk u kandidua për gjykatës por një nga post të rëndësishëm të mazhorancës dhe një post të tillë ai e mbante në hirarkinë e PD-së. Unë kam besim të madh se ju gazetarët, qytetarët shqiptarë do të kenë tek Zoti Noka një ministër të përkushtuar, transparent për të vendosur një mbrojtje ligjrore të interesave të tyre shtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›