Paradis e bindur, Angelina Jolie lidhje me Johnny Depp
HOLLYWOOD- Aktorja Angelina Jolie është sërish në qendër të thashethemeve në Hollywood. Ajo është akuzuar nga Vanessa Paradis se ka pasur një lidhje me ish burrin e saj Johnny Depp, gjatë kohës kur xhirohej filmi “The Tourist”.
Dyshimet e Paradis i bën publike gazeta britanike The Enquirer, sipas së cilës nëna e 6 fëmijëve, Angelina Jolie gjendet sërish në mes të një skandali, pas atij kur i “vodhi” aktores Jennifer Aniston burrin Brad Pitt.
The Enquirer, sqaron se Vanessa Paradis ka bërë fajtore për ndarjen e saj pikërisht Angelina Jolie, me të cilën dyshon se e ka tradhtuar Depp.
Një burim i afërt me Paradis rrëfen për The Enquirer, se “Nuk është rastësi që raporti mes Depp dhe Paradis u përkeqësua kur ai filloi të punonte me Jolie. Paradis ishte absolutisht e sigurt se burri i saj kishte fjetur me Angelina Jolie, këto dyshime dhe xhelozia shkatërruan atë dhe lidhjen e saj”.
Megjithëse Paradis i mohon ende zërat se lidhja e saj me Johnny Depp ka përfunduar.
(ma.ar/BalkanWeb)