Rama Video nuk eshte montazh. Perbaltja e PS manover e ulet
Kryetari i opozites Edi Rama kundeshtoi deklaratat e kryeministrit dhe zevendeskryeministrit Ilir Meta sipas te cileve video e publikuar ne media e ketij te fundit eshte montazh i orkestruar nga PS. Edi Rama tha se perbaltja e PS ne kete ngjarje eshte manover e ulet e krereve te mazhorances, Berisha e Meta te cilet jane bere bashke per te vjedhur Shqiperine.
“Saliu dhe Meta sot jo vetëm e mohuan njëzëri shfaqjen e ndyrë që I nxorri ashtu siç janë, të zhytur bashkarisht në llumin e hajdutërisë, me zë e me figurë, po shkuan më tej duke u përpjekur ta budallallepsin një popull të tërë me broçkulla montazhesh e trukimesh që paska bërë opozita. Aq të zhytur janë në batakun e korrupsionit e të abuzimit me pushtetin e votive të vjedhura sa që Saliu nuk ndahet dot nga Meta dhe të dy bashkë kanë marrë përsipër ta gënjejnë këtë herë popullin sy më sy” tha Rama.
Rama deklaroi se forca politike qe ai drejton nuk do te bashkepunoje me kete qeveri dhe mazharance, sic tha ai te te zhytur ne korrupsion. Opozita do te jete bashke me popullin per ta larguar ate, shtoi kreu i PS.
”Saliu dhe Meta do të largohen një orë e më parë. me këtë qeveri të kriminalizuar deri në pikën që të mohojë sy më sy dhe jo përpara pak, por para gjithë popullit, një shfaqje tronditëse si ajo që pa Shqipëria dhe mbarë bota, dhe madje të sulmojë dhe t’I skërmitet opozitës dhe mediave të pavarura si të lidhura me krimin, nuk ka bashkëpunim, por vetëm betejë qytetare, betejë shoqërore, betejë popullore për liri e të drejta që ky vend s’mund të lejojë të mbyten në llumin e bashkimit të Saliut me Metën” tha Rama.
Rovena Moçka