E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Viktimat nga tsunami në Japoni do ishin 10- fish më të mëdha po të mos ishte për organizimin japonez

Share

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga ambasada japoneze për të përkujtuar 1 vjetorin e tsunamit, që tronditi 11 marsin e shkuar Japoninë.

Berisha tha se viktimat do ishin dhjetë herë më shumë, por tsunami u përball me forcën dhe solidaritetin japonez.

Tërmeti ishte i përmasave biblike. Pati mbi 15 mijë viktima. Për të gjithë ne që ndoqëm ato ditë dramatike për Japoninë, përmasat e këtyre katastrofave në humbje njerëzore mund të ishin edhe dhjetë herë më të mëdha në rast se ata nuk do ishin përballur me forcën, organizimin dhe solidaritetin e kombit japonez. Ambasadori veçoi se Japonia është sërish në këmbë. Ne asnjëherë nuk e pamë vendin tënd të gjunjëzuar, tha Berisha.

Edhe kryeministri i ka parë pamjet e transformimit të zonave që u përfshinë nga tsunami dhe thotë se ato kanë qenë një frymëzim për të. Njerëzit u frymëzuan nga mënyra se si ju i përballuat këto tragjedi të mëdha. U frymëzuan nga gjakftohtësia e vendasve tuaj. Shqiptarët u përpoqën të kenë kontributin modest. Por ndjenjat tona, dhembshuria ka qenë shumë më e madhe se ndihma që keni përfituar. Dua tu falënderoj zoti Ambasador për mënyrën që keni zgjedhur për të nderuar viktimat e tsunamit, duke sjellë këtu artistë japonezë në një koncert kushtuar solidaritetit njerëzor, ngadhënjimit të vendit tuaj mbi këto katastrofa të mëdha. Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar ata që humbën jetën në këto katastrofa. Vendi juaj në një hark të shkurtër bëri të paqenën. Edhe njëherë ju shpreh ju mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e madhe, të gjithanshme që i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në përpjekjen e tyre për të ndërtuar shoqërinë e lirë dhe integrimin në proceset evropiane dhe euroatlantike, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›