E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka thënë Lulzim Basha

Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili nuk është shfaqur asnjëherë në prezantimin e ndonjë projekti konkret në Tiranë, duke preferuar të ruajë një profil politikani të lartë të PD, në vend të një menaxheri të qytetit, ishte sot i pranishëm në një ceremoni për nisjen e punimeve për një lulishte prapa Pallatit të Kulturës. Mediat u lidhën live për lajmin e shumëpritur të mbjelljes së pemëve. Por, i pyetur nga gazetarët, Basha u zu ngushtë kur nuk u dha asnjë detaj atyre për koston e këtij projekti përfundimtar. Në vend të kësaj u përgjigj me ca fjali që të kujtojnë personazhin tonë të Antenës, Enno-n.

Fjalitë e Bashës:

-Ka filluar puna për kthimin e kësaj hapësire në një hapësirë çlodhëse të gjelbër.

-Ky është një projekt, i cili ka si qëllim të rrisë hapësirën e  gjelbër.

-Ky projekt ka si qëllim të sjellë më shumë hapësira çlodhëse për qytetarët.

-Është një projekt që kryhet brenda planifikimeve buxhetore të Bashkisë dhe në veçanti të drejtorisë që është përgjegjëse për gjelbërimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›