Pilotët dhe stafi i avionit, sëmundje misterioze
Një avion i British Airways që ishte nisur nga aeroporti Heathrow i Londrës për në Afrikën e Jugut, beri një kthim të detyruar në Londër pak pas nisjes, pasi i gjithë stafi i tij u prek nga një sëmundje misterioze. Me avionin po udhëtonin rreth 200 pasagjerë në fluturimin e natës, kur piloti vendosi të kthehej. BA ka nisur një hetim mbi ngjarjen misterioze. Në avion nuk u gjet asnjë problem teknik dhe sistemi i oksigjenit ishte në rregull. Por, edhe varianti i helmimit nga ushqimi u përjashtua sepse asnjë nga anëtarët e stafit nuk kishte ngrënë asgjë para simptomave. Çuditërisht ishin vetëm anëtarët e stafit që u prekën nga sëmundja misterioze që pengoi udhëtimin e tyre, asnjë pasagjer. Piloti i fluturimit 747 të BA kishte fluturuar për tri orë, nga 12 orë që zgjaste udhëtimi kur vendosi të kthehej në Londër.