E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit nga tsunami, ambasada japoneze ceremoni përkujtimore

Tiranë- Ka kaluar pothuajse një vit që nga koha kur një tërmet i frikshëm shkaktoi një tsunami në bregdetin e Japonisë me 11 Mars 2011, duke transformuar qytete të lulëzuar dhe të zhvilluara të Japonisë në djerrina të mbytura dhe duke ndezur krizën më të thellë berthamore në botë në këtë çerek shekull.

Në 12 muajt e fundit janë bërë progrese në rindërtimin e banesave por shumë gjëra kanë mbetur ende të papërfunduara.

Tsunami i 12 Marsit u tregua i pamëshirshem për jetët e njerëzve dhe dëmet materiale që shkaktoi. Shtëpi nën gërmadha, makina që përplaseshin si lodra dhe anije që dilnin nërrugë. Tërbimi i oqenait dhe tërmeti që e parapriu mori 19.000 jetë njerëzish, dhe la mijëra të tjerë të pastrehë.

Në kuadër të solidaritetit me kombin e saj ambasada japoneze në Tiranë ka zhvilluar një aktivitet në sallën e Akademisë së Artëve në Tiranë.

Ambasadori i Japonise, Masaharu Kohno deklaroi se Japonia e kaloi vështirësinë duke shprehur mirënjohejn e tij për mbështetjen e Shqipërisë.

“Ishte nje vit shume i veshtire per ne, por Japonia e kaloi ate. Ne fund te vitit 2011, ne kemi mbyllur nje pjese te madhe te demeve ne Japoni, tani duhet te ndjekim disa hapa te fundit, siç eshte çeshtja e riorganizimit te potencialeve energjitike. Mentaliteti i qytetareve japoneze eshte te mesojne nga ajo cfare u ndodh. Ne do te perpiqemi te bejme nje rinovim te teknologjise. 5 6 për qind e GDP-së totale ishte kostoja e kesaj fatkeqesie, çka do te thote qe kete vit, ne do te presim qe ekonomia te shkoje ne normalitet.  Ne u mbeshtetem nga shqiptaret dhe nga vendi juaj, çka ne e vleresojme shume- u shpreh Kohno.

Ndërkaqi ftuar në këtë ditë përkujtimore për viktimat nga tsunami, kryeministri Berisha u shpreh se bota se pa kurrë të gjunjëzuar Japoninë.

Ne se pamë kurrë të kryqëzuar JaponinëKjo është mënyra më e mire për të ndërtuar ato u humbën dhe u shkatërruantën në këto katsatrofa. Për veprën e madhe të ndërimit të kombit tuaj i cili në një hark të shkurtër kohor bëri të paqenat në rrafshin material nga pasojat katostra të cunamit që goditi Fukushimën- tha Berisha.

Më pas aktiviteti përkujtimor vijoi me performancën instrumentale të artistëve japoneze dhe shqiptarë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ekonomia japoneze, nis rimëkëmbja pas tsunamit Japoni- Ekonomia japoneze u rrit bindshëm në tremujorin e tretë...
  2. 1 vit nga vdekja e Nikës, Arvizu letër familjarëve: Pa të vërtetën s’ka drejtësi Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka...
  3. Iran, 1 vit burg e 90 goditje kamxhiku se luajti në një film 90 goditje kamxhiku dhe një vit burg sepse ka luajtur...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›