E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laseri magjik që të qep gojën

Shkencëtarët japonezë kanë shpikur një pajisje me laser, që si me magji të bën tia qepësh gojën kujtdo që nuk ke dëshirë ta dëgjosh e të shijosh qetësinë, për sa kohë e ke pajisjen drejtuar mbi ta. Laseri ka aftësinë të godasë trurin me disa valë që heqin përkohësisht aftësinë e të folurit. Ai funksionon deri në 30 metra distancë dhe nuk dëmton asnjë funksion të trurit, përveç nxjerrjen e zërit. Valët zanore, nën efektin e laserit kthehen pas në më pak se dy të dhjetat e sekondës. Laseri e jep efektin vetëm kur është i ndezur dhe i drejtuar nga dikush. Ai nuk shkakton dhimbje, por megjithatë mund të ndikojë negativisht nga ana psikologjike, duke shkaktuar pakënaqësi te personat që mbeten përkohësisht memecë. Kreu i këtij studimi tha se këto pajisje mund të përdoren në të ardhmen në biblioteka dhe ambiente të tjera të ngjashme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›