E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Viti 2010 do të mbyllë rrugët e detit

TIRANE- Kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës të Komitetit të Planifikimit Strategjive deklaron se brenda vitit 2010 do të përfundojë asfaltimi i rrugëve që zbresin drejt detit, ndërsa në vitin 2011, Berisha tha se do të nisë një strategji shumë agresive për ndërtimin e të gjitha rrugëve që të cojnë në zonat e thella malore turistike.
“Viti 2010 do të mbyllë rrugët e detit. 2011-ta do të fillojë me agresivitet të madh ndërtimi i rrugëve drejt të gjitha zonave malore të vendit, qoftë dhe me qëllimin e vetëm turistik” u shpreh Kryeministri.

Berisha theksoi se një tjetër fushë mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit është edhe bujqësia, e cila duhet të meritojë një përkujdesje shumë palëshe duke filluar që me sistemet e vaditjes, cilësisë së farave dhe deri ën krijimin e kushteve për një treg të volitshëm për fermerët shqiptarë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›