E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, grabitet me armë një argjendari

Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një argjendari në qytetin e Fierit pasditen e sotme.
Sipas informacioneve, dy persona kanë hyrë në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë të gjitha paratë e grumbulluara gjatë xhiros së ditës si dhe një sasi të konsiderueshme buzhuterish.
Sipas vlerësimeve paraprake të policisë, vlera e mallit të vjedhur dyshohet se shkon deri në 20 milionë lekë të vjetra.
Menjëherë pas sinjalizimit për ngjarjen, policia është nisur në drejtim të vendit ku ndodhi grabitja, por autorët janë larguar duke arritur ti shpëtojnë arrestimit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet e para ndërsa autorët e ngjarjes mbeten të panjohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›