Berisha Vitin tjeter Shqiperia do synoje nje Eurobond prej 500 milione eurosh

Tirane 13 Nentor NOA - Shqiperia ka ne plan te shese obligacione ne euro vitin e ardhshem pas Eurobondit te krijuar ne muajin e kaluar duke dashur keshtu qe te shlyeje borxhin e grumbulluar dhe per te mbledhur fonde per te ndertuar rruge ura dhe hekurudha.
Nje fakt i tille eshte pohuar nga vete kryeministri Sali Berisha ne nje interviste telefonike per agjencine e njohur ekonomike Bloomberg gjate se ciles ka deklaruar se konkretisht qeveria do te kerkoje per te rritur vleren e Eurobondit aktual nga 300 milione euro ne 500 milione euro.
Vitin e ardhshem ne do te shkojme ne tregjet e euros sepse ne do te deshironim qe bankat tona te kene hapesire per te financuar sektorin privat dhe do te kthehemi ne treg ne kohen me optimale mesohet te jete shprehur Berisha per Bloomberg.
Kjo e fundit sqaron nder te tjera ne shkrimin perkates se vendi pergjate Adriatikut me nje popullsi prej 3 milione banoresh i cili po perpiqet te behet kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian shiti bonot e tij te pare ne euro me 28 tetor ne vleren prej 300 milione me nje interes vjetor prej 7.5 per qind.
Nderkaq artikulli shton sesi qeveria shqiptare kerkon ti vere te kapak borxhit publik te cilin Fondi Monetar Nderkombetar e ka identifikuar si rrezikun me te madh ne rimekembjen ekonomike te vendit duke kapur kuoten prej 59 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto gjate ketij viti.
Nje gje eshte e sigurt ne nuk do te lejojme borxhin tone te shkoje pertej 59 kufirit perqind. Une nuk besoj se ka rrezik per nje rritje te borxhit por ne rast se kjo ndodh ne do te nderhyjme. Ne do te donim qe ai te ishte ne vlere me te ulet por edhe jemi te detyruar nderkaq qe te investojme ende ne rruge dhe infrastrukture pasi kjo eshte me rendesi jetike tha nder te tjera lidhur me nje fakt te tille kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha.
n.e/NOA