Ushtaraket Pse ligji i ri na ul perfitimet
Presidenti i Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve Mehdi Pogaci ne nje interviste per gazeten u shpreh se ky vendim i ul pensionet ne menyre te ndjeshme dhe mbase deri ne nivelin poshte nje pensioni minimal. Sipas Pogacit kjo nuk do te pranohet nga ushtaraket dhe qe nga java tjeter do te fillojne konsultimet brenda shoqates qe ai drejton dhe me shume mundesi edhe me shoqata te tjera qe preken nga ky vendim.
Zoti Pogaci qeveria miratoi dy dite me pare
nje akt normativ qe bente nje sere ndryshimesh ne ligjin per pensionet e ushtarakeve Si i kuptoni ju keto ndryshime dhe a jeni dakord
E pashe VKM-ne eshte nje akt normativ i qeverise qe ne fakt do ta quaja antikushtetues dhe antiligjor. E cilesoj te tille pasi nje akt normativ si ky duhet qe te zbatonte vendimin e Gjykates Kushtetuese. Prandaj behet si akt qe ne fakt te mos behet nje ligj i gjate i cili te pasqyronte ate qe vendosi gjykata muaj me pare. Por ajo qe ne verejme ne ate qe qeveria miratoi dy dite me pare jo vetem qe nuk jane pasqyruar ato qe u vendosen por ka shkelur pikerisht vendimin e Gjykates Kushtetuese.
fare pikash vereni ju se jane shkelur qe lidhen me vendimin e Kushtetueses
Kjo gjykate piken dy te nenit 14 e shpalli si te papajtueshme me Kushtetuten ne ato kushte qe ai ishte. Me aktin normativ ne vend qe te permiresohej kjo pike qe vendosi Kushtetuesja shohim se eshte perkeqesuar. Kjo do te thote te shkelesh vendimin e institucioneve te shkelesh Kushtetuten te shkelesh ligjin te cenosh sigurine juridike te atyre kategorive qe perfaqesohen ne kete ligj sepse shkel me tej te drejta te fituara me pare.
fare ndikimi ka vendimi i qeverise tek perfitimi i ushtarakeve
Po ju shpjegoj dicka. Gjykata Kushtetuese piken 2 te nenit 14 qe lidhet me pensionin e parakohshem e hodhi poshte. Kjo pike shprehte se pensioni i parakohshem nuk mund te jete me shume se dy pensione baze apo tre pensione baze per ata qe paguanin 2 perqindeshin. Pra kishin vene nje kufi. Nderkohe qe Gjykata Kushtetuese e hoqi kete kufi dhe pensioni i parakohshem mund te shkonte me shume se dy apo tre pensione baze. Tani me kete akt normativ eshte shkelur vendimi pasi masa e perfitimit nuk eshte me 2 per qind per vjetersi sherbimi sic ka qene por behet 1.5 per qind. Gjithashtu ulet paga mesatare referuese bruto. Kjo e fundit neto shkon me nje ulje 20 per qind e kjo dhe te gjitha keto te llogaritura me 1.5 per qind qe jane ulur perfitimet pensionet dalin qesharake dalin minimale dhe ndoshta nen pension minimal.
Ju do merrni nje nisme per kete per ta cuar serish ne gjykate
Nuk do te bejme asgje per momentin pasi duhet qe te konsultohemi. Une keto dite do te mbledh Keshillin e Pergjithshem dhe anetaret e ketij keshilli jane ne te gjitha rrethet e republikes. Duhet te mblidhemi dhe te marrim nje vendim. Por njekohesisht ne marrjen e vendimit tone ne do te bashkepunojme edhe me shoqatat e grupeve te tjera qe perfaqesojne kete ligj si te policise sherbimit informativ e me radhe sepse interesi eshte i perbashket prekemi te gjithe dhe kemi nevoje per nje vendim unanim.
Nertila Maho