Berisha: Vizat hiqen sipas premtimit tonë
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Shqipëria po përmbush kushtet për liberalizimin e vizave, ndaj vendimi për këtë proces do të jetë brenda afateve. Në mbledhjen e radhës së grupit parlamentar demokrat, Kryeministri bëri një ekspoze të kushteve, për të cilat Shqipëria po punon në mënyrë që ato të përmbushen brenda afatit. Berisha përmendi përpjekjet e qeverisë për të rritur numrin e aplikimeve me pasaportë biometrike, përmirësimin e kushteve në pikat kufitare, lufta kundër krimit dhe korrupsionit etj. Berisha gjeti rastin ta ftojë opozitën që të bëhet pjesë e këtij procesi, pasi heqja e vizave është një moment historik. "Ky vendim krijon një situatë tërësisht të re për qytetarët shqiptarë", tha kreu i qeverisë. Kryeministri përmendi një sërë përpjekjesh, siç i konsideroi ai, për të plotësuar të gjitha kërkesat në kohë rekord dhe për të merituar këtë vendim. Berisha informoi se deri tani aplikimet për pasaporta biometrike janë 231725, nga të cilat janë prodhuar dhe shpërndarë në rajonet e policisë 223545 dhe janë tërhequr nga shtetasit rreth 180000, duke u bërë sërish thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe aplikojnë për pasaportë biometrike", u shpreh ai. Berisha bëri me dije se qeveria ka marrë masa dhe ka përshpejtuar të gjithë procesin e modernizimit të kontrollit të kufijve. Sipas tij, aktualisht janë marrë masa për të siguruar akses të drejtpërdrejtë të stacioneve të policisë dhe pikave të kalimit kufitar në bazën e të thënave të Interpolit për pasaportat e humbura dhe të vjedhura. "Strukturat vendore dhe qendrore për hetimin e krimeve dhe pikat e kalimit kufitar kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemin ASP të Interpolit. Për pasaportat e humbura, por edhe për makinat, ligji për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve shtetërorë po zbatohet dhe po implementohet në çdo hallkë të tij. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kategorizimin, standardet dhe kriteret e kontrollit në pikat e kalimit të kufirit", deklaroi Kryeministri. Ai u shpreh se kanë mbetur gjithsej pesë pika kufitare, në të cilat do të instalohet gjatë këtyre ditëve një sistem kamerash për të kontrolluar të gjitha pikat e kufirit. "Pra liria rritet, kontrolli forcohet", vijoi Kryeministri. Berisha u ndal te lufta kundër korrupsionit, duke përmendur vendimin për përdorimin e fondeve publike për transportin, si dhe një sërë ligjesh shumë të rëndësishme të sistemit tonë fiskal, duke u fokusuar te ligji i pagesës së TVSH-së brenda një muaji dhe i aplikimit të parimit "silence is consent". Në lidhje me krimin, Kryeministri theksoi dy nismat ligjore që po përgatitën e që shumë shpejt do t‘i paraqiten Kuvendit që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar.
Ndaj ai gjeti rastin që ta ftojë edhe një herë opozitën të bëhet pjesë e bërjes së reformave. "Është edhe një herë rasti që të ftoj opozitën, të marrë rolin dhe misionin e saj në këtë proces historik, sepse vërtet realizmi i aktit të heqjes së vizave për shqiptarët dhe lëvizja e tyre në mbarë Europën e bashkuar pa viza është një arritje historike", tha ai.
Më tej, Kryeministri vlerësoi punën e deputetëve në diskutimin dhe përmirësimin e ligjeve në komisionet parlamentare, duke i siguruar se qeveria do të përparojë në të gjitha problemet e integrimit dhe të liberalizimit të vizave.