Meta: Marrëdhënie të mira me Serbinë dhe lobing për Kosovën
Përpjekjet për të rritur sensibilizimin e shteteve për të njohur Kosovën dhe krijimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Serbinë janë ndër prioritetet kryesore të diplomacisë shqiptare në vijim. Kryediplomati shqiptar, Ilir Meta, prezantoi dje disa prej shtyllave ku do të bazohet Shqipëria për të krijuar marrëdhënie të mira me vendet e rajonit më gjerë, por edhe synimin për të lëvizur pa viza në mes këtyre vendeve në BE.
Meta mori pjesë në Forumin e Politikave të Jashtme dhe të Sigurisë të organizuar nga AIIS, ku u ndal në veçanti te shteti i ri në rajon, Kosova, dhe thellimi i marrëdhënieve me Serbinë. "Në gjykimin tim, Kosova përballet sot me një sfidë të dyfishtë. E para, konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të saj të reja e të pavarura. Dhe e dyta, po aq e rëndësishme, institucionet e shtetit të ri të Kosovës duhet të ngrihen, zhvillohen dhe konsolidohen në përputhje të plotë me standardet që kërkon perspektiva e saj integruese europiane, e cila në progres raportin e fundit të Komisionit Europian është më ë qartë dhe konkrete", tha Meta. Ai shprehu bindjen se autoritetet e Kosovës kanë dhe do të kenë vullnetin maksimal për të bashkëpunuar ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht me Bashkimin Europian dhe EULEX-in. Meta u ndal te zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, duke e konsideruar prioritet i politikës rajonale. Sipas tij, këto marrëdhënie duhen parë dhe inkurajuar vetëm në frymën e perspektivës për të ardhmen. "Shqipëria, tha Meta, inkurajon dhe mbështet integrimin e Serbisë në të gjitha nismat dhe iniciativat rajonale. Bashkëpunimi konstruktiv mes Shqipërisë dhe Serbisë sjell një impakt pozitiv për të gjithë rajonin". Ministri i Jashtëm u ndal edhe te marrëdhëniet me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Sa i përket Maqedonisë, ai shprehu bindjen se ky shtet do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Në lidhje me Malin e Zi, Meta tha se përbën një model të shkëlqyer të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Të gjitha këto shtete, sipas Metës, kanë një problematikë të përbashkët, ekzistencën e shqiptarëve etnikë në secilin prej tyre. Ai shprehu besimin se është një faktor kyç që duhet t‘i bashkojë këto vende në përpjekjet e përbashkëta, për të lënë pas krahëve të kaluarën dhe për të parë drejt së ardhmes. Sakaq ai shprehu nevojën e heqjes së regjimit të vizave për vendet e rajonit, pasi sipas tij, është anomali që ndërsa kërkohet të shkojmë pa viza në BE, vendosen regjime penguese të lëvizjes së lirë mes këtyre vendeve.
Ministri i Jashtëm përmendi përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve që lidhen me shkëmbimet tregtare, fuqizimin e një rrjeti infrastrukturor rajonal, forcimin e dimensionit të sigurisë etj. Meta përshëndeti idenë e Kryeministrit të ri të Greqisë, z. Papandreu, për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor brenda vitit 2014, në 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ai u ndal edhe te perspektiva e Shqipërisë për të përfituar nga liberalizimi i vizave. "Unë shpreh bindjen se brenda vitit të ardhshëm do të merret vendimi pozitiv për kapërcimin përfundimtar të kësaj barriere, çka do të çlironte energji pozitive dhe krijonte një perspektivë realisht të prekshme për cilindo prej vendeve tona", përfundoi ai.