Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan

Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një bisedë në rrjetet sociale.
“Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në Shqipëri, çka dëshmon se qeveritarët aktualë donin me çdo kusht që ajo të mos kthehet.
Por ajo u kthye dhe me sa duket është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj.
Ndaj dhe zhvillimet e mëpastajme do jenë po të këtij kalibri, po të këtij niveli”, deklaroi Berisha. a.b