Vdekja e Aleks Kekes pas shperthimit, karte celulare malazeze per telekomandimin
Shkoder- Grupi hetimor i policise se Shkodres ka zbardhur nje prej detajeve te rendesishme te skemes per ekzekutimin e dyshuar me eksploziv te telekomanduar te biznesmenit te ndertimeve dhe njekohesisht kreut te Partise Demokristiane, te Malesise se Madhe. Aleks Keka eshte hedhur ne ere me nje sasi prej rreth 200 gr eksploziv C4 fale nje numri celulari malazez dhe jo shqiptar. Ekspertet kane mundesuar zberthimin e te gjitha thirrjeve, te bera midis ores 09:00-10:00 te mengjesit te 18 qershorit ne zonen midis Koplikut dhe Griles, ose vendit te quajtur "Ura e Rjollit", ku shpertheu mjeti tip "Mitsubishi Pajero", prone e biznesmenit te vrare vitin e kaluar, Arben Bitanit, njekohesisht koleg i Kekes. Burime nga policia vendore thane dje per "KJ", se behet fjale per nje karte telefonike te levizshme malazeze, qe perqendron hetimet tek autoret e dyshuar jashte vendit, por edhe te zones veriore te qarkut. Sipas verifikimeve te kryera mesohet se pjesa me e madhe e banoreve te Malesise se Madhe, perdorin numra celulari malazeze per shkak te kostos se ulet. Ky fakt sipas hetuesve tregon se autoret mund te jene banore te kesaj zone dhe po perqendrojne verifikimet tek ndonje konflikt i mundshem, gjate diteve te fundit para ngjarjes por edhe me pare. Policia e Shtetit njoftoi pas ngjarjes se 34-vjecari Aleks Keka, njihej per precedentet e theksuar penale me tendence trafiqet e droges, makinave dhe eksploziveve me telekomande, nje prej te cileve u perdor edhe per te vrare vete ate.
R. Ll.
Reagimet
Familja dhe Partia Demokristiane, reaguan menjehere per dyshimet e hedhura ne lidhje me vrasjen e Aleks Kekes. Ata mohuan motivin e hakmarrjes, konkurrences ne biznes, apo aktivitetit te dyshimte ne trafiqe, duke pretenduar motivet politike. Madje PDK beri dy denoncime ndaj Policise se Shtetit dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli.
R. Ll.
Reagimet
Familja dhe Partia Demokristiane, reaguan menjehere per dyshimet e hedhura ne lidhje me vrasjen e Aleks Kekes. Ata mohuan motivin e hakmarrjes, konkurrences ne biznes, apo aktivitetit te dyshimte ne trafiqe, duke pretenduar motivet politike. Madje PDK beri dy denoncime ndaj Policise se Shtetit dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli.