Shkozë, përfundon ndërtimi i 385 banesave sociale
Ka përfunduar ndërtimi i 385 banesave sociale në zonën e Shkozës në kryeqytet, projekt ky i bashkisë së Tiranës me kredi të bankës së KE-së.
Në përurimin e banesave ishte i praniëshm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama i cili theksoi se ky është kontigjenti i parë i banesave për strehimin e familjeve në vështirësi, ndërsa shtoi se banesat sociale janë model modern i bashkëjetesës në komunitet.
"Projekti i banesave sociale do të aplikohet edhe në zona të tjera. Ky kompleks i ri banimi më standarte evropiane ofron punësim dhe vetëpunësim. Synojmë të ndërtojmë 1000 apartamente të tjera ku do të mbulohet 50 përqind e qirasë", theksoi Rama.
Më tej kreu i bashkisë së Tiranës shtoi se në 8 maj do të kryhet edhe akti i parë I paktit qytetar ku do të jepen edhe 385 apartamentet e reja për familjet në vëshirësi.