E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellesi Nabuco shtyn afatin e sherbimit nis zyrtarisht me 2017-en

Gazsjellësi Nabuco do të fillojë zyrtarisht shërbimin në vitin 2017.

Përfaqësuesit më të lartë të këtij projekti kanë deklaruar se funksionimi i gazsjellësit është shtyrë edhe dy vite të tjera, jo më në 2015, siç ishte folur më parë.

Nabuco është projekti më i madh evropian, i cili do të shërbejë për reduktimin e varësisë së Kontinentit të Vjetër nga gazi rus.

Ndërkohë, komisioneri për energjinë në BE, i ka kërkuar Rusisë të mos bëjë presione mbi vendet e Azisë për bllokimin e projektit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›