Berisha: Votoni 44-ën që të vazhdojmë projektet drejt rrugës së zhvillimit e integrimit
PD, miting përmbyllës në Ballsh
Partia Demokratike ka mbyllur paraditen e sotme fushatën elektorale në Ballsh. Kryeministri Berisha i pranishëm në këtë miting përmbyllës kërkoi nga mallakastriotët që të mbështesin me votë në 23 qershor numrin 44 për të vijuar me tej me projektet e zhvillimit. “Bashkohuni me ne për Mallakastrën e zhvilluar. Kemi investuar 10 herë më shumë se më parë. Por ju keni investuar kova djerse në pronat tuaja në tokat tuaja. Ne kemi mbështetur mallakastriotët dhe të gjithë fermeret me 45 projekte grandesh, por unë ju garantoj se do ti trefishojmë ato. Bashkhuni me ne që të lidhim Ballshin me autostradën , të ndërtiojmë të gjitha rrugët e fshatrave, të ndërtojmë çdo shkollë, qëndra shëndetësore, ujësjellës e sisteme vaditëse. Jemi në rrugë të mbarë, të vazhdojmë projektet drejt rrugës së zhvillimit, rrugës së integrimit, mirëqenies”, vuri në dukje Berisha.
Sipas tij, mazhoranca aktuale e ka faktuar që i mban premtimet, ndryshe nga alternativa e majtë.
Ndaj dhe u bëri një thirrje socialistëve të Ballshit. “Ju ftoj të mendoni një herë për kryetarin tuaj që nuk e shqipëroi njëherë fjalën rritje rrogash, pensionesh për fermat tuaja, premton heqje TVSH që ta marrin tregtarët, jo ju. Ne ju premtojmë rimbursim në dorë që të lulëzoni fermat. Premtimi i vetëm i tij është se do mbyllë dyert e universiteteve duke sjellë modelin e kohës së shkuar. Sali Berisha votën tuaj nuk e do për karrigen e tij, por që të vazhdojmë projektet, të ecim në rrugën e zhvillimit, integrimit, ndërsa shoku i autobusit s’mendon asgjë përveç karriges dhe autobusit të tij. Ndaj votoni 44 numrin e fatit, të integrimit, të begatisë”, u shpreh Kryeministri Berisha.