KLD propozon 7 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Administrativ
TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila filloi me shqyrtimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për emërimin e Drejtorit të Shkollës e Magjistraturës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këshilli pas diskutimeve vendosi rrëzimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Më tej mbledhja vijoi me votimin kandidaturave për 7 (shtatë) gjyqtarët që do të përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës të Apelit Administrativ. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëvë Alkelina Gazidede, Artur Malaj, Altina Nasufi, Kastriot Selita, Bleona Hasa, Lindita Sinanaj, Rilinda Selimi.
Gjithashtu, si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtareve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ku ato janë emëruar për të ushtruar aktivitetin gjyqësor.
(er.nu/BalkanWeb)