E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani në spital, iu nënshtrua një ekzaminimi tek QSUT

TIRANË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z Bujar Nishani është dërguar në gjendje jo të mirë shëndetësore në spital pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Burime për News24 konfirmuan se kreu i shtetit iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor në QSUT, konkretisht ekzaminimi elekromiografi për funksionimin e muskujve.

Presidenti është larguar rreth orës 20:50 minutas nga QSUT. Pritet qe vete kreu i shtetit z Nishani te dale pas nje ore ne konference shtypi nga Presidenca

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›