E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Votoni PD për të zhvilluar Matin në lartësinë e ëndrrave matjane

BURREL- Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë mitingut përmbyllës së fushatës elektorale në Burrel , i bëri thirrje matjanëve që votojnë PD për të bërë realitet ëndrrat e tyre.

“Përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen tuaj, nderimin tim më të madh për ju, për këtë pritje vëllazërore të bashkohemi bashkë më 23 qershor për të zhvilluar matin në lartësinë e ëndrrave të bukura të matjanëve për të ndërtuar rrugën e Arbrit, Qafë-Shtamës dhe cdo rrugë në këtë rreth”, u shpreh Berisha. 

Kryeministri i vendit tha se vota për Partinë Demokratike është votë për më shumë punësim, mirëqenie zhvillim, rroga dhe pensione të larta, kanalizime, ujësjellësa dhe rrugë.

“Gjatë muajve që vjen do marrim statusin do hapim negociatat me be ndaj ju ftoj të ecim përpara. Votoni 44, votoni fitoren dhe të ardhmen, votoni PD për mirëqenien zhvillimin” tha Berisha.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›