E Diel, 1 Nëntor 2026

Muxhahedinët në Shqipëri, Dedja: Qendra në Babrru gati për t’i pritur

TIRANË- Grupi i tretë i muxhahedinëve, i përbërë nga 16 persona, që mbërriti mbrëmë në aeroportin e Rinasit, pritet të strehohet në Babrru, në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. 

Në një prononcim për News 24, drejtori i kësaj qendre, Skënder Dedja bën me dije se do të ketë angazhim maksimal për strehimin e muxhahedinëve dhe për plotësimin e nevojave të tyre.

“Qeveria shqiptare ka krijuar këtë qendër në 2004. Kjo qendër do të angazhohet për plotësimin e nevojave të tyre. Aktualisht në këtë qendër janë mbi 60 persona, kapaciteti i qendrës është për rreth 80 persona”, tha ai.

Numri i muxhahedinëve të mbërritur nga kampi Ashraf i Irakut në vendin tonë është 60 persona,, ndërkohë ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë deri në 210 persona në bazë të kërkesës së qeverisë së SHBA drejtuar qeverisë Shqiptare, e cila vendosi të pranojë muxhahedinët.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›