Vrasja e Bin Ladenit, Rama i telefonon ambasadorit Arvizu

Kryetari i PS-së Edi Rama i ka telefonuar sot ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu duke e përgëzuar për eleminimin nga trupat speciale amerikane të kryeterroristit Osama Bin Laden.
“Presidenti Barack Obama e mbajti premtimin e madh për të luftuar terrorizmin. Vrasja e Osama Bin Ladenit është një fitore e madhe kundër terrorizmit” i është drejtuar kreu i PS-së ambasadorit Arvizu.
Ndërkohë kreu i rrjetit terrorist Al-Kaeda, u vra gjatë një operacioni blic në qytetin Abbotabad, 50 km në veri të Islamabadit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi më i kërkuar në botë, kreu i rrjetit Al-Kaida, Osama Bin Laden ka vdekur, ndërsa shtoi se tashmë drejtësia është çuar në vend.