Berisha Wallenberg tregoi se ishte gjeniu i kurajes dhe i humanizmit
Kryeministri, Sali Berisha vizitoi sot ekspozitën e çelur nga ambasada hungareze në nderim të 100 vjetorit të lindjes të Raoul Wallenberg. Ai njihet si diplomat, arkitekt, biznesmen dhe humanist suedez që hyri në histori për përpjekjet e tij të suksesshme në shpëtimin e rreth 100 mijë hebrenjve në Hungarinë e pushtuar nga nazistët, gjatë periudhës së fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministro shprehu vlerësimet e tij për këtë figurë.
“Unë jam shumë i lumtur që ne festojmë 100 vjetorin e lindjes së këtij njeriu të rëndësishëm që në 100 vjetorin të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është një koincidencë shumë e bukur”, vuri në dukje Berisha.
Në këtë këndvështrim, kreu i ekzekutivit falënderoi përfaqësuesit e diplomacisë hungarezë në vendin që zgjodhën pikërisht Tiranën për të organizuar një ceremeni të tillë në nder të figurës së Wallenberg.
“Më lejoni tu falënderoj nga zemra, zoti sekretar i shtetit, zoti ambasador që zgjodhët Tiranën për të festuar dhe kujtuar 100 vjetorin e ditëlindjes së burrit, i cili nderon aq shumë dhe ndoshta më shumë se çdokush tjetër në kohën e tij, Raoul Wallenberg, familjen e tij, kombin tuaj, kombin e tij, qytetërimin në tërësi. Me veprimet e tij, Wallenbergu tregoi se ishte gjeniu i kurajës, me veprimet e tij Ëallenberg tregoi se ishte gjeniu i humanizmit. Në mes të luftës , ai zgjodhi të ishte gati për çdo sakrificë, që të organizonte çdo operacion të shpëtonte jetët e mijëra e mijëra jetëve. Asnjë diplomat në histori nuk kishte përdorur misionin e tij në mënyrë kaq kurajoze, kaq humane sa Raul Wallenberg”, u shpreh Berisha.
Njëkohësisht, kryeministri Berisha risolli në kujtesë dhe përpjekjet dhe sakrificat e shqiptarëve në ndihmë të hebrenjve.
“Shqiptarët që nga 1933 dhe në vazhdim nuk morën pjesë në aktin barbar të Holokaustit. Ata nuk ishin indiferent, por hapën dyert dhe mirëpritën hebrenjt që vinin nga vende të tjera duke u siguruar atyre dokumente dhe strehë. Ata i strehuan në qytet dhe fshatra, u ndryshuan emrat dhe kështu unë mendoj se për ne, të nderosh Ëallenbergun është një nder dhe një rast i madh”, theksoi, Kryeministri, lidhur me një çështje të tillë.