E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet nga Anglia vetevritet

Një 27 vjeçar nga lagjia Gurra e qytetit të Lezhës i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Eli Doda ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spitalin e qytetit, pa mundur që të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Anglia ku kishte qëndruar disa vite si emigrant,por pa mundur të fitojë dokumentat, ndërsa jetonte në shtëpinë e nënës së tij e cila ishte divorcuar me të shoqin disa vite më parë. Gjatë periudhës që ka qëndruar në Lezhë, 27 vjeçari Doda ka shfaqur shenja krize të cilat sollën edhe momentin fatal të hedhjes nga apartamenti ku jetonte. Në momentin që ka marrë vendim për t’i dhënë fund jetës, Eli Doda ka qënë i vetëm në shtëpi dhe nuk ka lënë asnjë shënim për nënën apo babain i cili ndodhet në emigracion. Gjatë bisedave me shokët e tij Eli Doda kishte shfaqur vështirësi në ambjentimin me situatën në të cilën ndodhej, duke ia referuar situatës së tij refuzimit për rikonfirmimin e dokumentave nga shteti Anglez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›