E Shtunë, 31 Tetor 2026

elsi ndihmon Angline

Nga triumfi i madh me Çelsin tek ëndrra e jashtëzakonshme në kombëtaren e “luanëve”. Frenk Lampard shpreson që deri në 8 korrik të jetojë periudhën më të madhe të tij si futbollist dhe të fitojë edhe Euro 2012 pasi mori Ligën e Kampionëve në radhët e bluve. Madje, Lampsi beson se kjo e dyta ndikon tek e para.
 “Unë shpresoj që të ndihmojë shumë. Ne jemi 4 lojtarë që fituam Championsin, por këtu bëhet fjalë për gjithë skuadrën, pasi edhe lojtarë të tjerë e kanë fituar Ligën e Kampionëve në të kaluarën. Duhet të përpiqemi dhe të jemi pozitivë. Por, nuk duhet të harrojmë se fituam diçka të madhe kundër parashikimeve, gjë që duhet ta bëjë edhe Anglia”, tha Lampard.
Lampard është i kënaqur për atmosferën në skuadër.
“Ne duhet të besojmë se mund të arrijmë deri në fund. Dhe në skuadër vërtet që ka besim, por edhe skuadrat e tjera në Europian kanë besim. Nëse do të jemi të bashkuar dhe të vendosur mendoj se mund ta arrijmë suksesin sepse e kemi cilësinë e duhur”, shtoi ai.
Anglia nuk është favorite për të fituar kampionatin europian dhe do të jetë në grup me Francën, Ukrainën e Suedinë, e Lampard beson se triumfi i Mynihut ndaj Bajernit mund të jetë shtysa e duhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›