Berisha Zdrajevskit Shqiperia mirepret turistet polake
Kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha priti dje ne kryeministri ministrin e Kultures dhe Trashegimise Kombetare te Polonise Bogdan Zdrojevski. Gjate takimit Kryeministri Berisha shprehu vleresimet me te larta per marredheniet e mira ndermjet Shqiperise dhe Polonise duke theksuar se ne vitet ne vazhdim ky bashkepunim do te forcohet edhe me tej. Pika me e rendesishme e ketij takimi ishte afrimi i sa me shume turisteve polake ne vendin tone. Lidhur me kete ceshtje kreu i qeverise theksoi se 200 operatoret turistike polake qe operojne ne vendin tone tregojne interesin e qytetareve te Polonise per te vizituar Shqiperine. Ne kete kontekst ministri polak theksoi se prania e me shume se 200 operatoreve turistike polake ne Shqiperi eshte shprehje e interesit ne rritje qe Polonia ka per vendin tone. Ndersa theksoi se Polonia mbeshtet Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit evropian. Nderkohe Kryeministri Berisha falenderoi ministrin Zdrojevski dhe qeverine polake per mbeshtetjen qe i kane dhene Shqiperise ne anetaresimin e saj ne NATO si dhe ne proceset transformuese te vendit ashtu edhe ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Ne perfundim te takimit Kryeministri Berisha i percolli ministrit Zdrojevski urimet per Kryeministrin e Polonise Donald Tusk me rastin e rizgjedhjes se tij ne kete post.