E Diel, 1 Nëntor 2026

Robbins Partite politike qe te heqin dore nga retorikat ndarese ne favor te dialogut konkret

I ngarkuari amerikan me pune ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se Gary Robbins komenton zhvillimet ne Shqiperi ne pergjigje te fjalimit te zv.Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem te Shqiperise Edmond Haxhinasto ne sesionin e 14 tetorit.
Ne kemi mesuar shume leksione nga periudhat e tranzicionit qe kane kaluar disa vende te OSBE-se gjate 20 vjeteve te fundit dhe ne kemi detyrim ti ndajme ato me vendet partnere te OSBE-se. OSBE-ja mund te sherbeje si nje baze per te lehtesuar dialogun per praktikat me te mira me Partneret tane Mesdhetare dhe ky dialog duhet te na mundesoje neve si organizate te forcojme angazhimin tone per te tri dimensionet e OSCE-se. Raporti pergjithesisht pozitiv i ODIHR-it per zgjedhjet lokale te 8 Majit eshte deshmi e progresit te Shqiperise por raporti ben edhe disa verejtje per kete proces. Ne inkurajojme permbushjen e plote te rekomandimeve te Raportit te OSBE-se vecanerisht verejtjet per Kodin Zgjedhor me qellim qe te mos adresohet vota e vlefshme ne kutine e gabuar qe te adoptohen procedurat per perfshirjen e votave te tilla ne tabelen e rezultateve dhe zhvillimi i procedurave te vazhdoje ne rastet e mosperputhjeve kur numri i votave te hedhura e kapercen numrin e votave te nenshkruara ne listen e votimit u shpreh Robbins.
Sipas tij Kodi Elektoral duhet gjithashtu te perfitoje nga rishikimi i votave perfundimtare te kontestuara dhe te procedurave per kontestimin e votave.
Ai inkurajoi partite politike qe te heqin dore nga retorikat politike ndarese ne favor te dialogut konkret politik per te rritur besimin e popullit shqiptar ne sistemin e tyre demokratik.
Nder te tjera ai theksoi se nga Prania e OSBE-se ne Tirane informacionin per ditet e tensionuara te Janarit te ketij viti dhe per bashkepunimin e autoriteteve shqiptare me Ambasadorin Wollfarth dhe stafi i tij e siguroi Keshillin e Perhershem per zhvillimet dhe se OSBE-ja ishte e afte te kontribuonte per uljen e tensionit. Ne i bejme thirrje Qeverise se Shqiperise te shfrytezoje raportet e saj me Pranine e OSBE per vazhdimin e reformave.
I ngarkuari me pune ne misionin e SHBA ne OSBE u beri thirrje te gjitha partive te clirohen nga retorikat ose aktet agresive qe i sherbejne ruajtjes se tensionit dhe te ecin drejt objektivave tona te integrimit te te gjithe shteteve te Ballkanit ne familjen Euro-Atlantike te demokracise.
Ne fillim te fjales se tij ai vleresoi bashkepunimin e ngushte duke shprehur gatishmerine per ta cuar me para ate duke theksuar se Shqiperia ka bere hapa te rendesishem gjate dy dekadave te fundit ne thellimin e demokracise.
Ai i tha ministrit Haxhinasto se mbeshtet propozimin e tij per nevojen e stabilitetit ne rajon duek shprehur bindjen se Shqiperia do te vazhdoje te luaj nje rol konstruktiv per paqen dhe bashkepunimin ku shtoi se suksesi ne rajon varet nga bashkepunimi i ngushte rajonal nje fakt i theksuar edhe nga raportet e tensionuara midis Kosoves dhe Serbise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›