E Diel, 1 Nëntor 2026

BerishaMazhoranca vazhdon me propozimin per bashkpunim

Mazhoranca shprehet serish e gatshme te ulet ne tryeze per te diskutuar per reformen zgjedhore. Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca i qendron plotesisht propozimit te meparshem per te bashkepunuar ne menyre qe reforma zgjedhore te miratohet ne kohe rekord.

Nese opozita deshiron te hartoje te gjitha amendamentet dhe tia dergoj Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it dhe pranohen nga ato ne ivotojme pa kushte pasi ato qe vijne nga keto instuticione jane sipas standarteve europiane ka theksuar Berisha.

Ai ka theksuar se mazhoranca eshte e gatshme te ngreje tryezen per reformen zgjedhore ne pranine e eksperteve te Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it dhe me konsensus te plote do te beje te mundur qe kjo reforme te jete gjitheperfshirese .

Me tej kryeministri Berisha theksoi se kreu i PS-se nuk eshte i gatshem te angazhohet per reformen zgjedhore ndersa ka shtuar se ai propozon nje skeme primitive.

Sipas kryeministrit Berisha e njejta gje vlen edhe per rregulloren e parlamentit ku rregullorja duhet te jete brenda kritereve nderkombetare. Duhet tu them qytetareve se pavaresisht nga te gjitha zoti Rama e shprehu se realizoi qellimin e tij dhe ai ishte rrezimi i statusit fakti se te gjitha vendet e moren pervec Shqiperise tregon se ka nje opozite qe ka perzgjedhur bllokimin per pengimin e integrimin si te vetmen rruge per te ardhur ne pushtet por une jam i bindur se kjo eshte nje perzgjedhje e gabuar. Nuk ndodh qe ndonje opozite te kete prioritet pengesen e integrimit ka shtuar kryeministri.

Kryeministri Berisha theksoi me tej se komuniteti nderkombetar ka bere perpjekjet me te jashtezakonshme ku ka patur dhe takime per te ndihmuar Shqiperine dhe ka pasur takime enkas dhe vetem per te ndihmuar zotin Rama por rezultati i tyre ishte jo ai per ate qe nderkombetaret punonin.

Rama nuk pranoi asnje nga sugjerimet e nderkombetareve rezultati i atyre qe ndihmuan Ramen eshte deshperues pasi ndihmuan Sali Berishen dhe partine e tij sepse Rama mbeti dy vjet duke shqiperuar thirrjen hap kutite. Ajo qe ndodhi eshte qe PS-ja u fut ne kuti dhe kutite nuk u hapen. Ajo harroi te permbush misionin e saj te opozites te kritikes te kontrollit te qeverisjes dhe ajo u mbyll ne kater faqet e kutise dhe ne keto pjese e demtuan ate. Ata qe inkurajuan qe te mbaje ate kurs qe mbajti i kushtoi asaj vota me pak dhe disfaten personale ne kryeqytet ka shtuar Berisha duke shtuar se e fton kreun e PS-se se nese deshiron reformat te ulet ne tryeze ne kushte pariteti.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se buxheti do te mbeshtese te gjitha reformat sociale do ti konsolidoje ato dhe do te beje te mundur edhe perfundimin e te gjitha skeve rrugore qe do te tranformojne Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›