E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Papa Gjon Pali II miku me i madh i shqiptareve

Papa Gjon Pali II udhehoqi jo vetem Kishen Katolike por frymezoi popujt e shtypur te Evropes ne perpjekjet e tyre per liri dhe dinjitet njerezor

Kryeministri Sali Berisha mori pjese diten e djeshme ne ceremonine e inaugurimit te ekspozites te hapur per nder te 33-vjetorit te Pontifikatit te Papa Gjon Palit II. Kreu i qeverise shqiptare e ka cilesuar figuren e papa Gjon Palit II si nje figure madheshtore duke e cilesuar kete te fundit edhe si mikun me te madh te shqiptareve. Sot ne nderojme 33-vjetorin e Pontifikatit me te ndritur ne historine e gjate te Vatikanit dhe te Kishes Katolike 33-vjetorit e Pontifikatit te lirise se kombeve te shtypura. Ky pervjetor eshte i rendesishem per njerezit ne mbare boten per katoliket myslimanet dhe njerezit e te gjitha besimeve sepse ne krye te Selise se Shenjte Zoti solli Papen e Lirise Papa Gjon Palin II qe ne besimin tim me te thelle eshte edhe dhurata me e madhe qe kombi i madh polak i ka bere njerezimit. Papa Gjon Pali II udhehoqi jo vetem Kishen Katolike por frymezoi popujt e shtypur te Evropes ne perpjekjet e tyre per liri dhe dinjitet njerezor. Mesazhi i tij hyjnor drejtuar polakeve por jo vetem polakeve por te gjithe popujve te shtypur Mos kini frike do te mbetet thirrje e perjetshme per liri per te gjithe ata te cilet vuajten nga regjimet shtypese dhe barbare. Por per shqiptaret Papa Gjon Pali II eshte nje nga miqte me te medhenj me te cmuar ne tere historine e tyre kombetare - u shpreh Kryeministri Berisha. Ndersa theksoi se gjate takimit qe pati me Papen ne vitin 1991 kishte mbetur i impresionuar nga fjalet e tij pasi Gjon Pali II ishte shprehur se ishte lutur cdo dite per popullin shqiptar gjate viteve te egra te diktatures. Ne takimin tim te pare ne vitin 91 me Atin e Shenjte ne Seline e Shenjte ai do te me rrefente se lutej cdo dite per Shqiperine. Askush asokohe nuk kishte ndjekur me me vemendje me me perkushtim tragjedine e madhe te shqiptareve nen regjimin e Enver Hoxhes. Ai ishte lutur cdo dite per shqiptaret por thirrjet e tij ne Pulia ishin nje frymezim i madh ne fillim te viteve lsquo80 pasi do te njoftonte qytetaret e ketij vendi te zhytur ne izolimin me te thelle se ata nuk ishin te harruar. Ndjenjat e tij miqesore dashurine e tij per Shqiperine e shqiptaret do ta deshmonte me viziten e tij te pare ne Ballkan duke perzgjedhur Shqiperine si vendin e pare te rajonit per tu vizituar nje vizite 1 ditore por unike ne historine e Vatikanit dhe te te gjitha pontifikateve. Para se te largohej ne nje bisede teresisht private ai do te me shprehej se per ate kjo ishte nje dite ringjalljeje - vijoi me tej kreu i ekzekutivit. Kryeministri Berisha ne kete dite te shenjte ka refuzuar qe te beje komente politike duke theksuar se ne nje dite te shenjte politika do te ishte e tepert. Papa Gjon Pali II ka vizituar vendin tone ne vitin 1991 menjehere mbas renies se sistemit diktatorial pasi ne vendin tone per 50 vjet rresht u mohua feja dhe besimi pavaresisht kesaj shqiptaret vazhdonin te besonin ne zot edhe pse ne heshtje. Gjithashtu te pranishem ne kete ekspozite ishin ambasadorja e Polonise ne Tirane zonja Irene Tatarzynska ministri i Kultures dhe Trashegimise Kombetare te Polonise Bogdan Zdrojevski ministri shqiptar i Kultures Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci drejtues te larte te Kishes Katolike shqiptare dhe asaj polake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›