Bullgari, Orecharski thirrje protestuesve të shmangin dhunën
SOFJE- Kryeministri bullgar, Plamen Orecharski theu sot heshtjen e tij, pas seancës së mbrëmshme parlamentare, duke u kërkuar manifestuesve shmangien e të gjitha akteve të dhunës.
"U bëj thirrje qytetarëve të protestojnë në emër të vlerave demokratike, të mos bien pre e provokimeve dhe të bëjnë dallimin mes lirisë dhe tentativave të shkeljes së rendit publik", u shpreh sot kryeministri, me anë të një deklarate për shtyp.
Protestat pushtuan Bullgarinë që prej propozimit për emërim më 14 qershor të manjatit të shtypit dhe njëkohësisht deputetit të partisë minoritare turke, MDL, Delyan Peevski në krye të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.
Manifestuesit që protestojnë ndaj kësaj oligarkie, kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit, Plamen Orecharski.
(m.a/ata/BalkanWeb)